Connect with us

Pinknews

“Ke rrahur një femër në mes të lokalit”/ Agravon debat mes Gertit dhe Laertit, nxjerrin emra të njohur

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 gjatë këtyre dy ditëve, ku protagonistë ishin Rozana Radi, Laerti dhe Gerti.

Ky i fundit i akuzoi të tjerët për lojë të dyfishtë dhe nuk hezitoi të sulmojë personalisht Laertin, duke pretenduar se ky i fundit ishte përpjekur ta largonte nga puna vite më parë dhe se kishte pasur përplasje të forta mes tyre në të kaluarën.

Gjatë debatit, Gerti tha se Laerti kishte rrahur një vajzë në publik, duke e bërë situatën shumë më të tensionuar. “Për atë vajzë kam bërë sherr unë me ty.

E ke sharë dhe degjeneruar në mes të lokalit. Ke rrahur një femër!” – tha ai, duke ngjallur reagimin e menjëhershëm të Laertit, i cili mohoi kategorikisht akuzat dhe e quajti Gertin të pabesë. “Ç’të duhet ty me fëmijët e botës? S’ke turp që përmend emra engjëjsh?” – iu kundërpërgjigj ai.

Tensionet u rritën më tej kur Gerti akuzoi Laertin për sjellje manipulative brenda shtëpisë dhe për tendenca intimidimi ndaj konkurrentëve. Në këtë pikë, moderatori Ledioni ndërhyri për të pyetur nëse Gerti kishte hyrë në Big Brother vetëm për të përballur çështjet personale me Laertin.

“Ti ke hyrë në Big Brother për të ballafaquar gjithçka që di për Laertin? Sepse çfarë dëgjuam nuk kanë lidhje me lojën brenda shtëpisë,” u shpreh Ledioni, duke kërkuar sqarime nga Gerti.

Ndërkohë, Rozana Radi u përfshi gjithashtu në debat, duke akuzuar Gertin se kishte përmendur babain e saj të ndjerë. “Na ka përmendur baballarë të vdekur. Për babain tim flas vetë”, tha ajo, duke e cilësuar të panevojshme përfshirjen e çështjeve personale në lojë. Pas tensioneve të shumta, Laerti u prek emocionalisht dhe shpërtheu në lot, ndërsa Ledioni e ftoi atë në dhomën e rrëfimit për të reflektuar mbi situatën.

Advertisement