Connect with us

Kosova

Kearn po ndikon për keq te Albin Kurti/ Opinioni i Sir Ivor Roberts

Ish-ambasadori britanik në Jugosllavi, Sir Ivor Roberts thotë se deputetja britanike Alicia Kearns po i krijon bindje të gabuara kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Observimet e Rebecca Westit për tendencën angleze që të marrë anë në Ballkanin Perëndimor ende janë të vërteta dhe nuk ka një shembull më të mirë për këtë gjë se Alicia Kearns, kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme. Ajo natyrisht ka të drejtë të ketë opinionet e saj – por është çështje tjetër nëse pikëpamjet e saj partizane, si dikush që ka pozicion të rëndësishëm, e shtyjnë kryeministrin Albin Kurti të besojë se ai ka mbështetje ndërkombëtare për rezistencën që po bën ndaj kompromiseve ose të pres një marrëveshje më të mire nga SHBA-BE.

Kujtojmë se deputetja britanike Kearns, ka mbështetur vazhdimisht kryeministrin Kurti në lidhje me veprimet e tij në veri të vendit. Ajo bëri bujë para disa javesh kur pretendoi se Serbia kishte futur armë përmes autoambulancave nëpër kisha teksa KFOR-i e kishte mohuar këtë pretendim.

Advertisement