Connect with us

Kosova

Kearns kritika Stanos: BE-ja ka mungesë ekuilibri në marrëdhënie me Kosovën

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë më herët nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i cili tha se Kosova ka ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane. Në një postim në rrjete sociale, Kearns shprehet se Bashkimi Evropian (BE) ka mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet me Kosovën.

“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar ajo derisa ka etiketuar diplomatin evropian, Josep Borrell.

Deputetja britanike po ashtu ka shpërndarë videon me deklaratën e zëdhënësit të BE-së, e ku ka renditur edhe disa fakte të sjelljeve joevropiane të Serbisë, që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Advertisement