Kosova
Kearns SHKATERRON Vuçiç/ Mohimi sulm i qëllimshëm ndaj të mbijetuarave, tregon vazhdimin e krimeve
Ish-shefja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alica Kearns, i ka thënë Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se ai po mohon luftën që Serbia ka shkaktuar në Ballkan dhe se mohimi është një sulm i qëllimshëm ndaj të mbijetuarave.
“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Eshte gjithashtu një armë që synon të dëmtojë njerëzit dhe institucionet që janë ngritur nga hiri i luftës” – ka shkruar Kearns.
Deputetja britanike theksoi se mohimi përfaqëson “vazhdimin e vetë krimeve – ajo që nis me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”.
Në këtë intervistë, gazetari i BBC-së e ka pyetur Vuçiçin: “Ju ishit të përkushtuar ndaj Serbisë së Madhe, një vizion që çoi në kohë të errëta, luftë, humbje të tmerrshme jetësh dhe krime lufte. Sa keni ndryshuar?”.
Presidenti serb u përgjigj duke thënë se nuk pajtohet për atë se kush ka qenë fajtor dhe përgjegjës për gjërat që kanë ndodhur.