Connect with us

Pinknews

Keisi flet për periudhën pas daljes nga BB: Po kaloj një nga fazat…

Këngëtarja dhe ish-konkurrentja e Big Brother Vip, Kejsi Medini ka treguar se po kalon fazën më të bukur të jetës së saj.

Si brenda dhe jashtë “BBV2”, Keisi kaloi një nga fazat më të vështira. Pas daljes Kejsi vendosi të niste me projektet e reja, për të cilat është shprehur shumë e lumtur në rrjetet sociale.

“Çkemi! Kjo është fytyra ime e lodhur pa gjumë dhe nuk duket pasi është lyer aq perfekt çdo ditë, po kaloj një nga fazat më të bukura të jetës sime duke u marr me veten dhe projektet që dikur i kisha lënë pauzë dhe të tjera që na erdhën gjatë rrugës. Faleminderit Zot, jam lutur për të gjitha këto që kanë ndodhur”– shkruan Kejsi në “Instagram”.

Keisi, e cila ka pak javë që është eliminuar nga shtëpia e “BBV2,  ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”.

Advertisement