Connect with us

Pinknews

Keisi: Jam në ajër/ Kiara: Mos i nxito gjërat. Duket që të ka shumë qejf

Hyrja e Sabianit në shtëpi duket se ka ndikuar në marrëdhënien e krijuar mes vajzës së tij, Keisit dhe Kristit.

Kur ai takoi Keisin në dhomën e surprizave përpara se të “shpallej” zyrtarisht banor, Sabiani i tha Keisit se ajo ia kishte thyer besimin dhe se nuk ishte dakord për lidhjen e saj brenda shtëpisë me Kristin.

Por, tashmë që ai është banor i shtëpisë dhe është 24 orë me të dy ata, ai ndjek çdo veprim të vajzës, gjë e cila ka vënë në siklet këtë të funit, por edhe Kristin.

Duke biseduar me Kiarën, Keisi tha se është në “ajër” komplet dhe se nuk di çfarë të bëjë. Kiara i tha asaj që të mos nxitoi dhe t’i marrë shtruar.

Ajo shtoi se Kristi është djalë shumë fisnik dhe se i pëlqeu shumë sjellja e tij kundrejt Sabianit.

 

Advertisement