Pinknews
Kejvina Kthella: Më e gjata lidhje ka zgjatur…
Kejvina Kthjella është një nga banoret e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2.
Së fundmi, në një bisedë me disa prej banorëve të tjerë, ajo ka rrëfyer rreth marrëdhënieve të saj. Modelja tregoi se lidhja më e gjatë që ka pasur ka zgjatur 3 vite, ndërsa rrëfeu se ka pasur dy lidhje që kanë rezistuar.
“Nuk kam pasur drama. Lidhja më e gjatë ka qenë 3 vjet. E para dhe e fundit. Bëj shaka, thjesht mbaroi. Jam 27 vjeçe. Kam pasur dy lidhje të gjata që kanë rezistuar” – tha ndër të tjera Kejvina Kthjella në shtëpinë e Big Brother VIP.
“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më ka ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Shumaker.
Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Policia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu.
Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Policia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat,”-tregoi Kejvina Kthjella.