Pinknews
Kejvina Kthella tregon momentin e vështirë nga adoleshenca
Modelja e njohur Kejvina Kthella së fundmi i është bashkuar aventirës 100 ditore të Big Brother VIP Albania.
Tashmë diskutimet ndërmjet banorëve kanë filluar, e ndërkohë vetë mode3lja ka treguar një episode të zymtë nga jeta e saj, që ka ndodhur në kohën kur ajo ishte në klasën e shtatë.
Ajo ka treguar se vite më parë kishte ndodhur që ajo dhe disa nxënës të tjerë të klasës, kishin lënë mësimin në ditën e Pavarësisë. Më tej shkolla kishte telefonuar menjëherë prindërit.
Modelja nuk u ndal me kaq, por tregoi edhe momentin kur baba ii saj e kishte goditur me shuplakë.
“Isha shumë larg. Çerek ore larg nga shtëpia dhe nuk kisha mundësi as të kisha lek me vete, të paguaja ndonjë taksi. I them babit që nuk jam në shkollë. Vjen më merr dhe deri te shtëpia mendoja se gjithçka është në rregull. Pastaj aty kam ngrënë shpullë nga babi për herë të parë. Nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”, ka rrëfyer ndër të tjera Kejvina.