Politike
Këlliçi, mesazh Gazment Bardhit nga televizioni: Denoncimin e tij, e ka bërë më parë doktori
Zellin e Gazment Bardhit për të sulmuar direkt kryeministrin Edi Rama, ndërmjet akuzës ndaj vëllait të tij, nuk e kanë pëlqyer shumë në foltore.
Ish-kandidati i Rithemelimit për kryetar të bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi, nuk u shpreh aspak entuziast, gjatë një interviste në televizion.
Në emisionin e Adi Krastës, Këlliçi tha se “atë akuzë e kemi dëgjuar nga Sali Berisha në Parlament. Gazment Bardhi thjesht dokumentoi atë që opozita dhe Sali Berisha e kanë thënë ndër vite për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Shërbimi i madh publik u bë që atëherë”, deklaroi Këlliçi.