Politike
“Kemi një degjenerim total në të gjitha nivelet”, Dervishi: Policët tradhëtojnë njëri-tjetrin, shesin informacionet
Gazetari Ferdinand Dervishi, duke analizuar rritjen e akteve të rënda kriminale dhe mosreagimin e Policisë së Shtetit, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se trupa policore është e degjeneruar dhe uniformat nuk kanë besim të njëri-tjetri, sepse e kanë kthyer në biznes luftën ndaj krimit.
Pjesë nga biseda
Ferdinand Dervishi: Mungon puna operative që dikur bënte policia kriminale, infiltrimi, e të tjera, që sot janë të gjitha zero. Grumbullimi i informacionit, e di pse? Sepse ata nuk besojnë te njëri-tjetri, sepse polici i parë, kolegu i vet apo shefi i vet do të marrë vesh që ky po shkonte tek një element kriminal dhe ka siguruar prova, do ta shesë, do të shkojë tek elementi kriminal, do t’i marrë lekët. Pra unë do të jap një informacion, do të shpëtoj nga kjo gjë, po ti duhet të më paguash mua. Me një fjalë kemi një degjenerim total të policisë në të gjitha nivelet dhe unë nuk e di se kur një ditë do rikthehemi, që të pastrohet policia, që duket një gjë krejtësisht e pamundur. Nuk mundet përderisa të gjithë të rinjtë janë duke u futur për të bërë para.
Sokol Bregu: Ku do ta gjesh brezin e ri të policëve? Të gjithë 25-vjeçarët kanë vetëm një ëndërr, o të shesin drogë, o të bëhen policë që të ndihmojnë trafikantët.
Ferdinand Dervishi: Të bëhen shefa.
Sokol Bregu: O shef bëhet më vonë ai, po të dalë se do dhe patrullë ai, edhe patrullë fiton para.
Ferdinand Dervishi: Ja, kjo është situata, po nuk ka lidhje kjo me një dhe me dy që drejtojnë.