Connect with us

Bota

“Kemi respektuar rreptësisht urdhrin e Putinit”, Rusia akuza Ukrainës për shkeljen e armëpushimit të Pashkëve

Ministria ruse e Mbrojtjes ka drejtuar akuza për Ukrainën duke u shprehur se ka qenë Kievi ai që ka shkelur armëpushimin e shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin për Pashkët, ndërsa Zelensky deklaroi më herët se kishte ndodhur e anasjellta.

Siç është raportuar në mediat shtetërore ruse, ministria tha se të gjitha grupet ushtarake të Moskës kanë “respektuar rreptësisht” armëpushimin e Pashkëve të propozuar dje nga Vladimir Putin.

Sipas Rusisë, Ukraina vendosi 48 dronë gjatë natës, duke përfshirë një në rajonin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, dhe se forcat ukrainase qëlluan në pozicionet ruse 444 herë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina do t’i përgjigjet armëpushimit të Putinit në përputhje me rrethanat dhe do të përmbushë “heshtje në përgjigje me heshtje”, por shtoi se ai gjithashtu do të autorizojë “sulme mbrojtëse në përgjigje të sulmeve”.

 

 

Këtë mëngjes, presidenti i Ukrainës tha se Rusia tashmë kishte shkelur fjalën e saj, duke pretenduar se kishte pasur “dhjetëra” sulme në pozicionet ukrainase gjatë natës dhe deri në mëngjes.

Advertisement