Connect with us

Pinknews

Këngëtarja nga Kosova do të zhvendoset në Shqipëri

Prej disa ditësh, Kosova është përballur me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. Madje, në disa qytete ka ndërprerje të energjisë deri në 3 orë. Edhe lidhur me këtë ka pasur shumë reagime nga qytetarë të shumtë, përfshirë këtu edhe personazhe të njohur.

Më e fundit është këngëtarja e famshme, Zanfina Ismaili, e cila ka publikuar në Instastory pasaportën shqiptare që ka marrë dhe thotë se më mirë të zhvendoset në Shqipëri, pasi nuk ka mungesë energjie si në Kosovë.

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar ajo.

Zzz
Advertisement