Connect with us

Pinknews

Këngëtarja shqiptare tregon format perfekte nga Spanja

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dhurata Dora është padyshim ndër emrat më të suksesshëm aktualisht të estradës shqiptare. Edhe sezonin që po lëmë pas, artistja ishte tejet e angazhuar me mbrëmje muzikore e koncerte të shumta. Por, pas përfundimit të angazhimeve profesionale, autorja e “Harro” ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Palma De Mallorca, Spanjë.. Nga vendi përrallor natyrisht nuk kanë munguar as pozat atraktive të këngëtares, e cila disa të tilla i ndau me fansat në Instagram. Dhurata pozoi e veshur me një fustan të gjatë dhe të ngushtë shumëngjyrësh me detaje me lule. 30-vjeçarja dukej në formë të mrekullueshme teksa vuri në pah linjat e formësuara të trupit në disa imazhe të ndryshme. “Kam veshur fustanin të kaltër sonte”, ka shkruar Dhurata sipër fotove. Ndryshe, përveç me koncerte, Dhurata ishte mjaft aktive edhe me projekt të reja muzikore, i fundit mban titullin “Palma”, që solli në bashkëpunim me RAF Camora.

FOTO: Këngëtarja shqiptare tregon format perfekte nga Spanja

 

Advertisement