Connect with us

Politike

Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve, tani STOP

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi.

“Gjykata ka kaluar ndryshime thelbësore që në fillimin e saj dhe ju jeni përkushtuar për një ndryshim. Reformat ë cilat ndodhen në 2016 ishin shumë të vështira, port ë domosdoshme dhe falë këtyre ndryshime GJK është e aftë të bëj punën e saj. SHBA është krenar që kemi mbështetur Gjykatën në këto momente të vështira, që nga Vettingu te triumfi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe mirëpres ditën kur gjykata të ketë çdo vakancë të saj me gjyqtarë të kualifikuar. Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet ë bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë.”, tha Yuri Kim.

LAJMI

Teksa ishte i ftuar në ceremoninë e 30 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar në përfundim të fjalës së tij se i duhet të largohet për shkak të angazhimeve. Por, menjëherë pas tij fjalën e ka marrë ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim. Duket e cuditshme në fakt, që kryeministri largohet përpara se të marrë fjalën përfaqësuesja e SHBA-ve, miqve më të mirë të reformës në drejtësi për vendin tonë, të cilët kanë investuar para dhe burime njerëzore. E aq me tepër, në një ditë që flitet për një nga gjykatat më të rëndësishme në vend, ajo kushtetuese.30-vjetori i Gjykatës Kushtetuese, Rama: Nuk kam luksin e diplomatëve, do i shmangem këtij kurthi

Në fjalën e tij, Rama tha se ndodhet në një pozitë jo të thjeshtë përballë pushtetit gjyqësor dhe diplomatëve të huaj.

 

Madje, duke iu referuar këtyre të fundit, Rama tha se kanë luksin e veçantë që të “ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave”.

 

Në fjalën e saj përshëndetëse në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e GJK-së Vitore Tusha u shpreh se gjykata ka qenë një promotore e shtetit të së drejtës. Tusha u shpreh se jo rrallë herë tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur në Gjykatën Kushtetuese, ku retorika politika ka tentuar që të ndërhyjë në pavarësinë e saj dhe ka paragjykuar vendimet e saj. Tusha u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka zbutuar përplasjet institucionale.
‘Jam e privilegjuar që kam mundësinë të çel punimet e kësaj konference që kremton një ditë të rëndësishme të historisë sonë. 30 vjet janë një moshë e rëndësishme kësaj Gjykate e cila u krijua sipas modelit kenzenian. Edhe pse lindi dhe u rrit në një mjedis të polarizuar politikisht me konflikte e tensione socaile GJK u kthye në mekanizmin më efektiv për garantimin e shtetit të ri demokratik. Ajo ka qenë jo vetëm promotore e shtetit të se drejtës, por edhe mbajtëse e vlerës së kushtetutshmërisë. Në saj të përpjekjeve të të gjitha anëtarëve ndër vite. Kjo gjykatë ka mundur që të krijojë fizionominë e saj dhe të radhitet krahas gjykatave të tjera të vendeve që kontribuojnë në përpjekje të përbashkët për integrimin e vendit në BE. GJK ka krijuar një jurisprudencë sa të ekuilibruar aq edhe të pasur.

Sot është dita të shpreh konsideratën për të gjithë gjyqtarët e GJK ndër vite veçanërisht për ato që hodhën themelet për jurisprudencës së GJK.

Tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur shumë herë në GJK. Jo rrallë herë retorika publike ka tentuar që të përfshijë GJK dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj. Duke transformuar debatin politik në GJK, gjykata ka kontribuar në zbutjen e tensioneve. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik. Vendimmarrja e kësaj Gjykate i ka shërbyer korrektimit efektiv të marrjes së vendimeve dhe të ndarjes së pushteteve.’- u shpreh Tusha.

PD çoi VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje në Gjykatë Kushtetuese, Rama: Makinacion politik që të lë pa fjalë! Lejon vazhdimin e mahisjes së këtij problemi

 

Në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese u ndal edhe tek vendimet e saj ndër vite. Duke risjellë në vëmendje kërkesë Partisë Demokratike e cila çoi një vendim qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, krue i qeverisë tha se ky është një makinacion politik/

 

‘Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja e GJK me vendime qeveria. Për të ndëshkuar lejet e ndërtimit nga ndërtues që në përmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur vendimin përfundimtar. Një vendim qeveria të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, pro që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga GJK, dhe nga ana tjetër si mund të evitojmë që duke ju adresuar GJK që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera të mos kontribuojmë dhe ta vëmë GJK për të tejzgjatuar majisjen e të gjithëve.’- tha Rama.…30-vjetori i krijimit të ‘Kushtetueses’, Begaj: Është kurora e demokracisë dhe rojtare e paqes sociale

1666254763_WhatsAppImage20221020at10.26.021.jpegPresidenti Bajram Begaj në fjalën e tij përshëndetëse në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese u shpreh se kjo gjykatë është kurora e demokracisë dhe rojtare e paqes sociale.

 

‘Gjykata Kushtetuese është kurora e demokracisë dhe rojtar e paqes sociale. Jam i bindur tek profesionalizmi juaj për të qenë mbrojtës të paanshëm të individit dhe garant të rendit kushtetuese. Suksese në punën tuaj’- u shpreh Begaj.

 

 

Advertisement