Aktualitet

Keni plane për fundjavë? Shërbimi Meteoroligjik Ushtarak: Ja si parashikohet të jetë moti për nesër dhe të dielën

Moti po shkon drejt kthjellimeve dhe rritjes së temperaturave, nëse keni plane për këtë fundjavë, sinoptikanët parashikojnë dy ditë me vranësira e kthjellime, ku nuk do mundojnë edhe reshjet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira dhe reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Dita e diel do ketë mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version