Connect with us

Lifestyle

Keni probleme me sinus? Këshilla se si ta parandaloni infeksionin

Infeksioni i sinuseve është njëra prej gjendjeve më të zakonshme në botë, vetëm në Amerikë janë të prekur 40 milionë Amerikanë çdo vit.

Simptomat mund të jenë të ngjashme kur keni përjetuar ftohje apo edhe grip, dhembje koke – mirëpo zgjatja e simptomave është shumë më e gjatë, nga 3 deri në 12 javë.

Sinuset luajnë një rol të rëndësishëm për pastrimin e veshkave dhe të mbajnë të  shëndetshme. Andaj, nëse ju vuani nga ky infeksion apo dikush që njihni mund të këtë sëmundje,  lexoni më shumë se si ta hiqni qafe këtë gjendje e cila zgjatë për një kohë të gjatë, raporton “Natural Soulution Magazine”.

Ilaçi më efektiv natyror në trajtimin e infeksioneve të sinuseve është “Allimax”,  thotë Dr. Ivker i cili ka trajtuar pacientët me sinus për më shumë se 30 vjet. Ky ilaç është 100% i pastër.

Po ashtu, kujdesi ndaj ushqimit luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe shërimin ndaj sinuseve.

Të hiqni qafe gjërat irrituese, duke përfshirë alergjitë dhe ushqimet inflamatore, janë të rëndësishme në mbajtjen e shëndetshme të mukozës. Mjekët thonë se dieta mund të luaj këtë rol dhe nëse ushqeheni dobët dhe nuk i kushtoni rëndësi atëherë trupi juaj nuk do të jetë në gjendje të luftojë jo vetëm sinuset por edhe të tjera infeksione dhe sëmundje.

“Gjëja më e mirë është që pacientët, të mos konsumojnë produkte me qumësht dhe gluten – kjo ndihmon jashtëzakonisht shumë, në shërimin e këtij infeksioni.

Ne jemi sensitiv ndaj disa ushqimeve dhe ndonjëherë nuk e dimë se cilat janë ato ushqime, kështu që është mirë të bëhet analiza të cilat tregojnë se cilat ushqime mund të shkaktojnë alergji.

Eliminimi i sheqernave artificial dhe ushqimeve të përpunuara, dhe në vend të këtyre, të shtoni ushqime organike dhe perime do ndihmojnë në pastrimin e sistemit tuaj organik dhe në parandalimin e infeksioneve. Po ashtu vitaminat, si ajo D janë të rëndësishme nëse i shtoni në dietën tuaj, të gjitha këto luftojnë bakteriet në trupin tuaj dhe nuk do të ndjeheni të dobët, dhe do i thuani lamtumire infeksionit të sinuseve.

Advertisement