Connect with us

Lifestyle

Keni shkelur një iriq deti? Mësoni se çfarë duhet të bëni në moment

Pavarësisht se sa herë ndodh, është gjithmonë po aq e dhimbshme sa hera e parë. E kemi fjalën për momentin kur ndjen kurrizin e iriqit të detit të futet thellë në shputën tënde, pamundësinë për të “shkelur” këmbën në çdo sipërfaqe dhe sigurisht ndjesinë e padurueshme që përjeton në këtë moment në thembër dhe gishtërinj.

Pavarësisht panikut fillestar që mund të ndjeni, përpiquni të rifitoni qetësinë dhe ndiqni hapat e mëposhtëm sapo të ktheheni në shtëpi.

Së pari, lagni zonën e prekur për 30 deri në 90 minuta në ujë të nxehtë sa të mundeni. Kjo do të ndihmojë në uljen e dhimbjes.

Më pas, ‘armatoseni’ me piskatore dhe shumë durim për të hequr gjembat. Pasi të keni hequr sa më shumë, aplikoni krem ​​rroje në zonën e prekur dhe kaloni mbi të, butësisht, me një brisk.

Përfundoni procedurën duke larë zonën me sapun dhe ujë të bollshëm dhe shmangni “mbylljen” e plagës duke vendosur një fashë sipër saj.

Mos u shqetësoni për gjembat e mbetura pasi trupi do t’i “zhvendos” me kalimin e ditëve.

Në çdo rast, nëse vëreni skuqje ose qelb, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj!

Advertisement