Shkrime
Keqardhje për princin, vajzën e tij dhe familjen që…
NGA: Aida Shtino
Po shikoja videon e Princ Lekës dhe me thënë të drejtën ndjeva një trishtim të paparë për të dhe vajzën e tij…
E kam takuar Atin e tij, Lekën, kur ishte gjallë dhe më ka lënë përshtypjet më të mira. Në atë kohë Princi ishte mjaft i ri dhe sapo kishte ardhur në Shqipëri , për të qëndruar përgjithmonë.
E kam takuar disa herë dhe ajo që më ka bërë përshtypje ishte fakti , se ishte me shumë kulturë i shkolluar mirë dhe mjaft i ndrojtur.
Mbasi i jati i tij ndërroi jetë, ai ngeli i vetëm në një Shqipëri të egër me njerëz të mirë , por edhe me njerëz të ligj , matrapaz dhe mosmirnjohës e sidomos e mbushur me komunistë, që akoma mbanin në zemër hakmarrjen për gjyshin e Princit…
Në atë kohë me vete mendova për të , se si do të mundet të mbijetojë në këtë vend, ku ai për disa mundet të shihej edhe si kërcënim…
Vitet kaluan dhe e kam ndjekur në distancë ecurinë e tij dhe deri diku jam gëzuar për disa arritje që ka pasur dhe kam menduar se ja ka dalë të mbijetojë…por jo !
Fara komuniste nuk mundet ta lejonte një gjë të tillë kurrsesi, pasi ata nuk lënë detaj që t’iu shpëtojë e jo më të lejojnë një Princ të mbijetojë…
Sot pamjet që pashë më trishtuan dhe kujtova momentin e parë kur e kam takuar Princin…
Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të dhe ish – bashkëshorten e tij, që ai me sa di e ka dashur shumë në fillim dhe i ka dhuruar gjithçka, ashtu siç do ti kishte hije një burri në kalibrin e tij, e ka dashur shumë familjen e tij, vajzën e tij, por nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur vërtet…ndoshta sërish edhe në këtë rast , është masha e komunistëve hakmarrës që kanë përzier prushin…
Keqardhje për të dhe vajzën e tij, si edhe për familjen që u përpoq aq shumë të ndërtonte i vetëm e pa asnjë mbrojtje…
Uroj ta kaloj këtë situatë dhe gjërat në jetën e tij të normalizohen dhe i sugjeroj të mbajë pranë vetes këshilltarë besnikë , që ta orjentojnë mirë në këtë situatë kaq shumë delikate për të dhe vjazën e tij , Princeshën Xheraldinë.