Kosova
KERCENIM DITEN ME DIELL/ Kaja Kallas i heq karotat Serbisë, vendos si kusht…

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut tha se është e qartë qe përbërja e re e Komisionit Evropian lë të kuptohet edhe për një marrëdhënie të re mes BE-së dhe Serbisë.
Sipas saj tani është e qartë se Kaja Kallas me qëndrimin e saj lë të kuptohet se përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është kusht që të dyja vendet të përparojnë në ndërveprimet evropiane
Biserko u shpreh gjithashtu se Serbia po hyn në një fazë kur nuk do të mund të jetë më e papërgjegjshme ndaj Brukselit sic ka qene më parë dhe shtoi se edhe BE-ja do të duhet të përshtatet me ngjarjet e fundit.
“Është e qartë se presidenti Aleksander Vuçiq po shikon se deri ku mund të shkojë, por të mos anashkalojmë faktin se BE-ja, duke zgjedhur njerëz të rinj në pozitat e larta, është e vetëdijshme se po hyn në një fazë të re me autoritetet serbe”, theksoi Biserko dhe theksoi se
Beogradi zyrtar vazhdimisht nënçmon dhe ndryshon në lidhje me integrimin evropian.
“Vuçiq në deklaratat e tij lë hapësira për informacione nga qarqe jozyrtare… A është apo jo fajtor për sulmet terroriste në Kosovë… Ajo që ndodhi në Kosovë në lidhje me shperthimin në Zubin Potok duket si aktivitet hibrid në të cilin nuk perjashtohet te jete e perfshire Rusia” – potencoi Biserko
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar në një bisedë me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kalas, që Serbia t’ua dorëzojë autoriteteve kosovare Milan Radoiçiqin si organizator i sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit te kaluar.
Pas takimit në Bruksel, Kurti tha se ishte optimist se Callas ishte “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur” dhe se rajoni do të përfitonte nga kjo.

