Bota
‘Kërcënim global’/ Hakmarrje ndaj Izraelit? Publikohet harta, rrezet e raketës iraniane “prek” dhe Shqipërinë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka publikuar një hartë që tregon rrezen e veprimit të raketave që disponon aktualisht Irani. Në qendër të hartës ndodhet Irani, ndërsa përreth tij shfaqen disa rrethe që tregojnë distancat që raketat iraniane mund të përshkojnë: nga 300 km deri në 2,000 km.
Sipas kësaj harte, raketat me rreze të gjatë veprimi deri në 2 000 kilometra, përfshijnë një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore, si dhe territore të Afrikës dhe Evropës Juglindore. Brenda rrezes përfshihet edhe Shqipëria dhe shkon deri në cepin juglindor të Italisë.
Ky ilustrim sipas IDF tregon kapacitetin e Iranit për të goditur shumë larg kufijve të tij.

