Connect with us

Bota

“Kërcënim për demokracinë”/ Trump sulmon dy televizionet: Duhet t’iu hiqen licensat

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC pasi sipas tij janë kërcënim për demokracinë dhe të njëanshme. Donald Trump u shpreh se këtyre dy televizioneve duhet t’i hiqen licensat.

“Ato duhet t’i humbasin licencat për mbulimin jo të saktë që kanë bërë. Gazetaria e shtrembër nuk duhet të shpërblehet, duhet të ndërpritet”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmon mediat televizive ose kërcënon t’u heqë licencat.

Një vit më parë, Donald Trump, zgjidhi një padi për shpifje kundër ABC për 15 milionë dollarë, dhe ai ishte i famshëm për prezantimin e emisionit “The Apprentice” në NBC përpara se të hynte në botën e politikës.

Advertisement