Bota
Kërcënim për paqen? Trump dhe Stubb rritin bashkëpunimin SHBA-Finlandë me akullthyes të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua të shtunën me homologun finlandez, Alexander Stubb, të cilët diskutuan për forcimin e partneritetit dypalësh, duke përfshirë blerjen e akullthyesve për Shtetet e Bashkuara.
Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i SHBA, përmes një postimi në Truth Social.
“Presidenti Stubb dhe unë presim me padurim të forcojmë partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Finlandës, dhe kjo përfshin blerjen dhe zhvillimin e një numri të madh të akullthyesve të nevojshëm për SHBA-në, duke ofruar paqe dhe siguri ndërkombëtare për vendet tona dhe botën”, tha Trump.
Nga ana tjetër, zyra e presidentit të Finlandës tha në një deklaratë se takimi Mar-a-Lago, Florida ishte joformal.
Finlanda ka një traditë të gjatë në projektimin dhe ndërtimin e akullthyesve, pasi pjesa më e madhe e tregtisë së saj detare varet nga funksionimi i porteve që ngrijnë gjatë dimrit.

