Aktualitet
Kërcënimet nga viruset, vendi ynë përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësie ka miratuar një marrëveshje ndërmjet vendeve anëtare për t’u përgatitur mbi pandemitë e pritshme.
Shqipëria si vend anëtar në OBSH e ka votuar pro kësaj marrëveshje ndërkohe që 11 vende të tjera anëtare përfshirë Italinë nuk kanë e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, por kanë abstenuar .Pas shpërthimit të Covid-19 që vrau miliona njerëz midis viteve 2020 dhe 2022, OBSH ka theksuar më herët se duhet të jemi të përgatitur për Pandeminë X ,por mungesa e SHBA-së hodhi dyshime mbi efektivitetin e marrëveshjes.
Pakti shihet gjerësisht si një fitore për anëtarët e agjencisë globale të shëndetësisë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po tërheqin fondet nga organizata shumëpalëshe si OBSH-ja.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH, marrëveshja do të sigurojë që së bashku ta mbrojmë më mirë botën nga kërcënimet e ardhshme pandemike.
Kjo marrëveshje siguron që ilaçet, terapitë dhe vaksinat të jenë të disponueshme globalisht kur të ndodhë pandemia e ardhshme. Gjithashtu kërkon që prodhuesit që marrin pjesë në marrëveshje të dhurojnë 20 përqind të vaksinave, ilaçeve dhe testeve të tyre në OBSH gjatë pandemisë për të siguruar që vendet më të varfra të kenë akses.
Megjithatë, negociatorët amerikanë braktisën diskutimet mbi marrëveshjen pasi Presidenti Donald Trump – pasi mori detyrën në janar – filloi një proces 12-mujor të tërheqjes së SHBA-së, deri tani mbështetësi më i madh financiar i OBSH-së, nga organizata e mbështetur nga OKB-ja.
Prandaj, SHBA-të, të cilat kanë investuar miliarda dollarë në zhvillimin e vaksinave gjatë pandemisë Covid, nuk do të jenë të detyruara nga marrëveshja. Dhe shtetet anëtare të OBSH-së nuk do të përballen me penalizime nëse nuk e zbatojnë atë.
Marrëveshja u kërcënua të hënën vonë kur Sllovakia bëri thirrje për votim, pasi kryeministri i saj, skeptik ndaj një vaksine Covid-19, kërkoi që vendi i tij të kundërshtojë miratimin e marrëveshjes.
Njëqind e njëzet e katër vende votuan pro, asnjë vend nuk votoi kundër dhe 11 vende, përfshirë Poloninë, Izraelin, Italinë, Rusinë, Sllovakinë dhe Iranin, abstenuan.
Disa ekspertë të shëndetit e kanë mirëpritur marrëveshjen si një hap drejt barazisë më të madhe në kujdesin shëndetësor global, pasi vendet më të varfra mbetën pa vaksina dhe mjete diagnostikuese gjatë pandemisë Covid-19.
Marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi derisa të miratohet një aneks mbi ndarjen e informacionit mbi patogjenët. Negociatat për këtë do të fillojnë në korrik me qëllim paraqitjen e aneksit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë për miratim, njoftoi OBSH-ja.

