Connect with us

Aktualitet

Kërcënimin e Vjosa Osmanit ndaj Macron do e vuajë populli i Kosovës

Juristi Kreshnik Spahiu, ka folur për deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në drejtim të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me politikën e vizave për Kosovën.

Sipas Spahiut, pasojat e gjuhës së Osmanit ndaj Macron do t’i vuajë populli i Kosovës.

“Ajo që ndodhi në Slloveni dhe deklarata e Macron është një nga mesazhet më të rënda për Kosovën që nga krijimi i shtetit, se aktualisht Kosova është i vetmi shtet në botë nën sanksionet e SHBA dhe BE, vend që është i krijuar nga vetë Perëndimi dhe vetë ai e ka sanksionuar, jo për popullin por qeverinë. Të ishte në një shtet tjetër Osmani do rrezikonte pozicionin e saj. Shteti i Kosovës është krijesë e Perëndimit” deklaroi Spahiu, duke theksuar:

Osmani ka përdorur një terminologji që kreut të shtetit nuk i shkon, duke thënë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vdes. Kjo është një lloj çmendurie, duke kërcënuar perëndimin se nëse nuk jep vizat për Kosovën, ne pezullojmë dialogu. Kosova nuk e ka luksin për t’i bërë karshillëk Parisit, Berlinit, Uashingtonit. Është një lloj vetëvrasjeje nga hapat e gabuar që hedhin, prej se ciles këta rrezikohet izolimi

Advertisement