Sport
Kërcënoi ambasadorin amerikan në Serbi me vrasje, arrestohet autori
Një 50-vjeçar është arrestuar sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, raporton Blic.rs.
I arrestuari me iniciale S.B ka shkruar në rrjetin social “Facebook”: Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…
Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviç njoftoi se i dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare”.