Connect with us

Aktualitet

“Kërcënoi deputetët…”/ Vokshi: Beqaj u fut me thika dhe gërshërë në Kuvend

Kryetarja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë kohës që ky i fundit ishte në Kuvend për të dhënë dëshminë e tij.

Vokshi akuzoi Gradën dhe Policinë se kanë shkelur ligjin me mënyrën sesi është trajtuar Ilir Beqaj, i cili sipas saj, ka kërcënuar deputetët e opozitës.

Madje, Vokshi pretendoi se Beqaj ka futur edhe disa kuti të zeza, ku brenda tyre ka pasur thika e gërshërë, por pa dhënë më shumë detaje.

Ilir Beqaj tentoi të kërcënonte, por unë nuk u ndjeva e kërcënuar. U bë një show nga ana e Edi Ramës, ishte një skenar dhe më besoni. Për ne të opozitës, Ilir Beqaj ishte një dëshmitar si gjithë të tjerët. Ilir Beqaj ishte dëshmitar special për mazhorancën dhe jo për opozitën dhe skenari për të ishte që të vinte dhe e para të shkelte ligjin me “PoëerPoint” dhe ditën e dytë ka qenë skenari i mazhorancën për të penguar vijimin e hetimit parlamentar. Beqaj për ne ishte vetëm një nga dëshmitarët. Ne ia bëmë të qartë se do të trajtohej i barabartë me të gjithë dëshmitarët e tjerë, që erdhën në të njëjtat kushte si Beqaj. Për dy të tjerët u morën masa që të ishin të izoluar, por për Beqajn nuk ndodhi e njëjta gjë, u shkelën të gjitha, është lejuar të fuste hunj. Ai është lejuar të fusë kuti të zeza të mëdha dhe kemi marrë vesh që ka pasur thika e gërshërë. Ka qenë i lirë të shëtisë në të gjitha ambientet. Është shkelur ligji për Beqajn, ka pasur një trajtim të privilegjuar. Garda dhe policia e kanë lejuar që të futet dhe të kërcënojë deputetët e opozitës”, tha Vokshi

Advertisement