Pinknews
Kërcënoi me armë/ Mozzik shoqërohet në rajonin e policisë
Mozzik, reperi i njohur, raportohet se dy ditë më parë ka përfunduar në polici, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri.
Sipas gazetës “Sinjali”, Gramoz Aliu, të cilin të gjithë e njohim si Mozzik, është thërritur në komisariatin e policisë në Ferizaj më 16 maj dhe është intervistuar nga autoritetet.
Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person në një lagje të Ferizajt, ku edhe jeton. Sipas informacioneve të para, pas një debati, Mozzik ka nxjerrë armën për të kërcënuar personin më të cilin ishte konfliktuar.
Në deklaratën e tij para hetuesve, lidhur me denoncimin që është bërë kundër tij, artisti ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, duke shtuar se armën nuk e ka ekspozuar fare.