Connect with us

Kronike

Kërcënoi me thikë të riun dhe i vodhi byzylykun e floririt, arrestohet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar me inicialet A. S., është arrestuar në Sarandë pasi i mori byzylykun e floririt, një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë. Pasi ka bërë këto veprime, 18-vjeçari është larguar. Mësohet se ishin forcat Shqiponja ato që bënë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement