Kronike
Kërcënoi me thikë vëllain e tij, arrestohet 45-vjeçari
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Librazhd, pasi ka kanosur me thikë vëllanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dorëz. Shkaku i ngjarjes mendohet se ka qenë për motive të dobëta.
“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në fshatin Dorëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij”, njoftuan forcat blu.