Bota
Kërcënon Putin: Nëse Kievi përdor raketa perëndimore në Rusi, NATO është në luftë
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n duke thënë se nëse “Kiev përdor raketa perëndimore në Rusi, aleanca do të jetë luftë”.
Deklarata e tij vjen pasi Britania e Madhe ka vendosur t’i lejojë Ukrainës përdorimin e raketave të saj Storm Shadow me rreze të gjatë veprimi për sulmet brenda territorit rus.
Kievi insiston prej kohësh në heqjen e kufizimeve të vendosura ndaj tij për të përdorur kundër vendit agressor armë të tilla, e argumenton se këto kufizime po i mbysin përpjekjet e tij për fituar këtë luftë. Washingtoni druhet se lejimi i Ukrainës që të godasë thellë në territorin rus me armët e SHBA mund të përshkallëzojë situatën.
Një ditë më parë, Kievin e vizituan Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe homologu i tij britanik David Lammy. Kjo ndalesë e tyre tyre erdhi papk pas konfirmit të SHBA-së se Irani kishte dorëzuar raketa balistike në Rusi, duke i dhënë Moskës atë që Blinken e përshkroi si “një aftësi shtesë dhe fleksibilitet shtesë” në konflikt.
Ndërkohë Volodymyr Zelensky akuzoi Brazilin dhe Kinën se po negociojnë vetëm me Rusinë . Presidenti ukrainas tha se ushtria e Moskës ka nisur një kundërofensivë në rajonin Kursk të Rusisë.
Nga ana tjetër ushtria e Moskës “po i shtyn me besim trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut dhe me siguri do të ketë sukses”, tha në lidhje me këtë ministri rus Sergei Lavrov .