Kronike
Kërciti arma në degën e PD-së, policia zbardh dinamikën
Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u shënuan mbrëmjen e sotme mes kandidatëve të primareve të PD-së në afërsi të degës së Partisë Demokratike në Kurbin.
Autor i të shtënave është Van Rica 53, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së PD-së.
Rica akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
Policia bën me dije se shpallja në kërkim e Ricës është bërë rreth orës 17:30, pasi Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.
Si ndodhi ngjarja
Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zyrat e PD –së Kurbin, gjatë një takimi formal për zgjedhjet për kryetar në këtë qytet.
Konflikti fillimisht ka nisur mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe një anëtari të kësaj force politike. Anëtari i PD, Van Rica ka shtënë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Konflikti ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet që kandidatët e primarëve kanë pasur me njëri tjetrin.
Për pasojë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e Van Ricës.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën Van Rica tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Kurbin / Qëlloi me armë zjarri, gjatë një konflikti, Policia shpall në kërkim shtetasin V. R.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:
Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbjedhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.
Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën shtetasi V. R., tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.