Politike
Kërkesa e SPAK për Berishën, Gjokutaj: Një masë e tillë nuk jepej as në komunizëm
Avokati Genc Gjokutaj shprehet se kërkesa e SPAK për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës është jashtë çdo lloj logjike dhe synimi i vetëm është goditja e opozitës.
“Kërkesë që SPAK ka bërë në GjKKO dhe është pikërisht kjo kërkesë që dekripton qëllimin e ashpërsimit të masës së sigurimit dhe nuk ka të bëjë me mos paraqitjen e Berishës njëherë në dy javë por është interesi që ai të mos jetë në krye të PD”, tha Gjokutaj në një emision televiziv.
“Autorizimi i dhënën nga Kuvendi ishte realizmi i këtij skenari dhe ishte urdhër politik i prerë he nuk kishte të bënte me masën. Këtë skenar do të kishin zili dhe turqit dhe rusët dhe nuk mund të imagjinohet që një lider i PD ti thuhet ti mos komuniko. Mbikëqyrja policore nuk ekziston në ligj dhe është shpikje e SPAK. As drejtësia e kohës së komunizmit nuk ka parashikuar të tilla situata që nuk janë të parashikuar në ligj. Nuk ka vend në botë që të aplikojë këtë lloj mase sigurie“, shtoi ai.