Connect with us

Aktualitet

Kërkesa e ‘Thurrje’-s, Reagimi: Grup dallkaukësh e injorantësh

TIRANË- Pedagogu dhe aktivisti i njohur, Arlind Qori ka reaguar pas kërkesës së nismës ‘Thurje’ për ndryshimin e emrit të sheshit ‘Fan Noli’. Qori shkruan se qëndrimi i djeshëm i këtij grupi ishte shenjë injorance. Ai shoqëroi këtë reagim me pjesën e fjalës së Fan Nolit, pas vrasjes së Avni Rustemit.

POSTIMI:

Duke marrë shkas nga qëndrimi publik i një skote dallkaukësh e injorantësh, që kishin renditur mes atentatorëve Mujo Ulqinakun dhe kishin harruar Vasil Laçin, si dhe kishin propozuar zëvendësimin e emrit të sheshit Avni Rustemi me Fan Noli, po sjell në kujtesë pjesë nga fjala e Nolit pas vrasjes së Avni Rustemit:
FJALË E PËRMORTSHME PËR VDEKJEN E AVNI RUSTEMIT
“Aq sa jam helmuar për vrasjen e Avniut, aq jam mallëngjyer të shikoj, që Vlora pati idenë e bukur dhe delikate ta shtjerë trupin e tij pranë Ismail Qemalit. Që të dy kanë luftuar për flamurin e Shqipërisë, që të dy kanë patur si kundërshtar Esatin. Ismail Qemali u mund prej Esatit, por ky djalosh e shtriu Esatin përdhe! Vlora ka të drejtë ta mbajë Avninë në gjirin e saj, sepse kjo e kuptoi shumë bukur se ç’rëndësi të madhe ka pasur gjesti i Avniut në Paris, një gjest i cili ndërroi faqen e historisë shqiptare…
Nuk duhet të flemë të qetë gjersa të gjenden dhe të dënohen fajtorët e kësaj vrasjeje; duhet t’i ndjekim vrasësit nga shpella në shpellë, nga përroi në përrua, nga bregu në breg, gjersa t’i kapim; dhe atëherë t’i bërtasim këtij dëshmori:
Avni, i zumë, fli i qetë, se tani Shqipëria nuk është më nën terrorin e bashibozukëve antikombëtarë, se tani Shqipëria është në udhë të mirë, në udhën e lirisë.”
– Fan Noli, “Vepra 6”, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1996, f. 157-158

Ditën e djeshme nisma Thurje protestoi tek sheshi ‘Avni Rustemi’. Ata kërkuan që sheshit ti vendoset emri ‘Fan Noli’. Ata kërkojnë heqjen nga Tirana të të gjithë busteve që nderojnë figura historike që njihen për vrasje apo atentate.

Advertisement