Connect with us

Kosova

Kërkesat e Serbisë, eksperti nga Brukseli vjen me deklaratën e fuqishme: Ja nga e mori guximin Vuçiç për…

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, tha se retorika e presidentit serb është boshe dhe e pakuptimtë, duke synuar thjesht një audiencë vendase, e cila eshte e robëruar

Aleksandar Vuçiç, tha të premten se Serbia kërkon kthimin në “status quo ante” (gjendjen e mëparshme) në veriun e Kosovës, si rrugë për tejkalimin e situatës së krijuar nga ato që ai i cilësoi synim të Prishtinës për përndjekjen e popullsisë serbe.

Lidhur me keto deklarata, Vogel u shpreh se audienca vendase e robëruar, nuk dëgjon apo lexon këndvështrime të tjera në mediat serbe dhe mbahet në një gjendje të përhershme krize dhe drame.

“Fatkeqësisht, kryeministri Kurti po luan me këto narrativa duke ndërmarrë hapa që ua vështirësojnë jetën serbëve të Kosovës. Ndonëse është absolutisht e pakuptimtë ta përshkruajmë këtë si “spastrim etnik” apo diçka të tillë, lëvizjet e Kurtit i japin një besueshmëri sipërfaqësore retorikës histerike që del nga Beogradi” –  nënvizoi eksperti nga Brukseli, I cili gjithashtu u tregua kritik edhe me nderkombetaret dhe qasjen e tyre ‘ledhatuese’ ndaj Vuçiqit.

Ai tha se presidenti serbka marrë guxim nga marrëveshjet e fundit me BE, Gjermaninë e Francën, dhe kjo gjë vërehet në komentet e fundit kundër Kosovës.

“Loja e Vuçicit për të balancuar Perëndimin kundër Rusisë dhe Kinës ka dhënë atë që ai po kërkonte – mbrojtjen kundër çdo presioni për të reformuar ose për t’u angazhuar në dialog kuptimplotë me Kosovën. Komentet e tij të fundit për Kosovën e bëjnë të qartë se ai ndihet i guximshëm nga marrëveshja e fundit e litiumit me BE-në dhe Gjermaninë dhe marrëveshja Rafale me Francën. Ndërkohë, “masat” ndaj Kosovës vazhdojnë edhe pse shumica e qartë e vendeve anëtare të BE-së dëshiron t’i heqë ato” – theksoi Vogel

Ndër të tjera, eksperti vlerësoi se qëllimi kryesor i Vuçiqit është te luajë rolin e mbrojtësit të serbëve dhe te paralajmërojë ndërkombëtarët se ai mund të shkaktoje telashe të mëdha.

“Kërkesat specifike që bëri Vuçiq janë më shumë të karakterit simbolik; disa prej tyre janë krejtësisht jashtë diskutimit dhe ai e di që nuk do të përmbushen. Por, ky përshkallëzim retorik mund të sinjalizojë një përshkallëzim edhe në terren, nëse dhe kur Vuçiq do mendonte se kjo do të ishte në interesin e tij” – potencoi Toby Vogel.

Advertisement