Connect with us

Aktualitet

Kërkoi të dilte nga regjimi ’42 biss’, GJKKO merr vendimin për Sokol Mjacaj

GJKKO vendosi që të lërë në regjimin ’41 Biss’ për Sokol Mjacaj, i cili rreth një vit më parë vrau brenda qelisë në Burgun e Peqinit Arben Lleshin.

Mjacaj konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm, për shkak se ka vrarë në Malësinë e Mdhe dy turistë, krim për të cilin është dënuar me burgim të përjetshëm.

Mjacaj, ishte drejtuar GJKKO për të dalë nga izolimi ekstrem në burgun e Peqinit.

GJKKO vendosi sot: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj””, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Ndërsa GJKKO bën me dije se i dënuari përjetë mund të apelojë këtë vendimin  në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Advertisement