Aktualitet
Kërkojnë akses në autostradën Thumanë- Kashar, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në protestë
Ka nisur protesta e radhës në autostradën Thumanë- Kashar nga banorët e Krujës dhe Fushë Krujës.
Banorët kërkojnë akses në autostradën e ndërtuar së fundmi pasi sipas tyre mungesa e hyrje-daljeve në rrugën e re po iu dëmton dhe falimenton bizneset.
Kjo është protesta e nëntë që zhvillohet, ndërsa edhe ditën e sotme banorët kanë bllokuar lëvizjet në autostradë dhe gjithashtu nuk kanë munguar përplasjet me policinë.