Connect with us

Bota

“Kërkoni falje për mëkatet tuaja, ose…”, Polonia kërcënon Ukrainën, tronditje në Kiev

E shkuara duket se nuk harrohet kurrë. Ose të paktën kështu ndodh në marrëdhëniet mes disa vendeve. Në këtë rast dy vendet janë Ukraina dhe Polonia. Këto ditë nga Varshava i është dhënë një ultimatum tronditës Kievit.

Polonia kërkon që Ukraina të kërkojë falje për mëkatet e kryera në të kaluarën dhe këtu përfshihen masakrat që kulmuan në verën e vitit 1943, por që zgjatën deri në vitin 1945, ku u vranë rreth 100,000 polakë, ose përndryshe do të pengojnë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Në Kiev janë shokuar nga kjo kërkesë pasi Polonia ka qenë një aleate besnike e Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në shkurt 2022, por tani po shndërrohet në një kërcënim për ëndrrën europiane.

Mesazhi i Varshavës është përcjellë në Kiev nga ministri i Jashtëm polak Radoslav Sikorski, i cili u ndal për një vizitë treditore në Ukrainë. Në bisedën e tij me homologun Andriy Sibih, shefi i diplomacisë polake ka ngritur temën e masakrës së Volynit, duke kërkuar një ndjesë nga Kievi.

Advertisement