Connect with us

Kosova

Kerr-Lindsay: Kurti i vështirëson gjërat, Perëndimi i zhgënjyer me të

Profesori britanik në “London School” James Kerr-Lindsay ka theksuar se Kosova duhet të formojë Unionin e Komunave Serbe në mënyrë që SHBA-të dhe BE-ja të kenë arsye për të bërë presion ndaj Beogradit që ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe potencoi se “Kosova duhet të kuptojë rëndësinë e marrëveshjes politike me Serbinë.”

Sipas tij, Perëndimi po bën përpjekje serioze që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por qasja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk po e ndihmon këtë proces.

“Nga jashtë vlerësohet se zgjidhja më e arsyeshme mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosova të pranojë formën e autonomisë së komunitetit serb. Tashmë ka shumë pritshmëri që Kosova të ndërmarrë hapa drejt krijimi i një komuniteti komunash me shumicë serbe. Kjo lëvizje e Kosovës do t’u hapte rrugë amerikanëve dhe evropianëve që të bëjnë presion mbi Beogradin që ta njohë pavarësinë e Kosovës.Kosova duhet ta kuptojë rëndësinë e marrëveshjes me Serbinë, sepse ka qenë në stanjacion në arenën ndërkombëtare për një kohë të gjatë. Duhet ta kuptoni, ju pëlqen apo jo, Serbia është një lojtar kyç në Ballkanin Perëndimor. Vendet perëndimore po bëjnë përpjekje serioze për ta bërë Serbinë të njohë Kosovën, por qasja e kryeministrit Kurti i bën gjërat të vështira, dhe Perëndimi është i zhgënjyer me të, sepse ai nuk e kupton dinamikën e gjerë të zhvillimit” – tha Kerr-Lindsay. Megjithatë, profesori britanik sheh një zgjidhje tjetër më logjike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithmonë kam thënë se zgjidhja më e mirë mes dy vendeve do të ishte shkëmbimi i territoreve. Është shumë e qartë se një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës duan t’i bashkohen Serbisë, ndërsa shqiptarët në lindje të Serbisë nuk do të mendojnë dy herë për t’u bashkuar. Pra, për mua kjo do të ishte zgjidhja më logjike” – theksoi Lindsay.

Duke folur për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë, ai tha se nuk mund të pretendohet se Serbia ka marrë pjesë dhe se duhet pasur kujdes me akuzat.

“Shumë thonë se Serbia fshihet pas incidentit në Banjskë ku u sulmua policia e Kosovës, por mendoj se duhet të kemi kujdes para se të nxjerrim këto konkluzione sepse hetimet janë ende në vazhdim. Para se të ndodhte kjo ngjarje ka pasur muaj tension në veri një pjesë e Kosovës dhe natyrisht popullata vendase ishte në një pozitë shumë të vështirë, ka mbetur ende shumë e pazgjidhur, por nuk besoj se Vuçic ka qenë i kënaqur me ngjarjen në Banjska. Aty mund të kene qene te perfshira forcat e tjera brenda Serbisë, ndoshta edhe shërbimi sekret. Nuk do të guxoj të them se Qeveria e Serbisë e miratoi atë sulm” –  tha Lindsey.

Advertisement