Connect with us

Lifestyle

Këshillat Më të Mira Për të Shmangur Nxirjen e Mollëve

Pse nxihen frutat? Mollët janë të pasura me hekur. Kur prihet një mollë, qelizat e tulit të saj dëmtohen.

Ekspozimi i këtyre qelizave të dëmtuara në ajër i lejon oksigjenit të reagojë me hekurin dhe me një enzimë të quajtur polifenol, që sjell oksidimin e hekurit.

Në thelb, molla ndryshket! Kjo nxirje është krejt e padëmshme, por molla nuk duket më tërheqëse, madje disa konsumatorë këmbëngulin se mollët ​​e nxira nuk shijojnë aq të mira.

Mollët dhe dardhat dimërore janë nga frutat e mira të sezonit ndaj ndiqni me kujdes udhëzimet.

Këshilla Për Të Mos Lejuar Nxirjen e Mollëve

Sa më të mprehtë e keni thikën, aq më i vogël do të jetë dëmtimi qelizor i mollës.

Një mollë e prerë me një thikë të pamprehtë ose të dhëmbëzuar, do të nxihet më shumë se një tjetër e prerë me thikën e duhur.

Këshilla më tradicionale është përdorimi i ujit me limon. Merrni një tas me ujë të mjaftueshëm për të mbajtur sasinë e mollëve që do prisni dhe qëroni.

Për 2 gota ujë, përdorni 2 lugë gjelle lëng limoni të freskët. Pritini mollët në gjysmë e pastaj në feta të holla dhe vendosini fetat në tasin e ujit me limon.

Pas pesë minutave, përdorni një kullesë për të derghur ujin. Kjo metodë do ta vonojë shumë nxirjen e mollëve.

Por ndonjëherë njerëzit ankohen se mollët ​​e tyre të prera me këtë mënyrë, kanë shije të shtuar limoni.

Kjo është arsyeja pse AgroWeb.org ju sjell një listë me disa mënyra të tjera të mëdha për të parandaluar nxirjen mollëve madje dhe dardhave tuaja.

Këshilla e tjera për parandalimin e mollëve dhe dardhave nga nxirja

Pritini frutat nën ujë. Nuk ka nevojë për të ndaluar procesin e oksidimit nëse ky proces as nuk fillon.

Problemi i kësaj mënyre është se keni nevojë për një lavaman të madh, të thellë dhe të pastër për ta bërë këtë.

Pritini mollët në ujë me xhenxhefil. AgroWb.org këshillon këtë metodë për të mbajtur fetat e mollëve në gjendje të mirë pa ndikuar shumë aromën dhe shijen e tyre.

Valoni 3-5 cm xhenxhefil në një enë me 1,5 litra ujë dhe pasi të ftohet, e përdorni për të zhytur aty fetat e mollëve.

Vendosini fetat e prera të mollëve në ujë të kripur. Por mos përdorni shumë kripë dhe mos i lini për një kohë të gjatë.

AgroWeb.org këshillon njomjen e fetave në një përzierje me 1/2 lugë çaji kripë për çdo 250ml ujë, për rreth 3-5 minuta.

Përdorni një sasi të vogël me pluhur acid askorbik. Çfarë është kjo? Vitaminë C! Ju mund të blini acid askorbik pra Vitaminë C pluhur në dyqane ose farmaci.

Mënyra e përdorimit është njëlloj si në rastin e kripës, por Vitamina C pluhur sjell rezultatet më të mira për mollët tuaja dhe nuk ndikon shijen./AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Studimi: Ja pse kotelet janë më të zgjuara se qenushët

    

Një studim i kryer së fundmi nga ekspertët zbulon një detaj shumë interesant për kafshën tuaj shtëpiake dhe në këtë rast po flasim për kotelen apo qenushin tuaj.

Përmes dy eksperimentesh është provuar se kotelet shtatë javëshe janë më të zgjuara se qenushët, pasi siç specifikon ky studim ato kanë aftësi të kryejnë “llogari matematikore”. Në të parën, 25 nga 26 kotele preferuan sasinë më të madhe kur raportet ishin bi 0.4.

Eksperimenti i dytë tregoi se 18 nga 24 kotele zgjodhën pjesën më të madhe të ushqimit kur raporti i madhësisë ishte nën 0.5. Kjo vërteton faktin se pse macet mund të bëjnë dallimin midis sasive të ndryshme, një aftësi thelbësore e mbijetesës.

Në të dyja eksperimentet, kotelet zgjodhën vazhdimisht sasi më të mëdha ushqimi. Është interesante se aftësitë sasiore të koteleve zhvillohen më herët se ato të këlyshëve.

Ky zhvillim i hershëm tek kotelet mund të jetë për shkak të prejardhjes së tyre të vetmuar të gjuetisë, duke kërkuar vendimmarrje të hershme, ndryshe nga këlyshët që mbështeten më gjatë në grupet sociale.

Studimi gjithashtu vuri në dukje se kur një artikull ushqimor ishte pesë herë më i madh, kotelet prireshin të zgjidhnin pjesën më të vogël, ndoshta për shkak të një preference për gjahun jo kërcënues.

Ky hulumtim nxjerr në pah aftësitë e habitshme matematikore të koteleve, duke i shtuar listës së tyre të aftësive mbresëlënëse si kërcimi dhe loja.

Përkthyer nga MaltaDaily.

Continue Reading

Lifestyle

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni mjaltë çdo ditë?

    

Mjalti ka qenë gjithmonë një ilaç mjekësor për shumë mijëvjeçarë. Në të gjithë globin, paraardhësit tanë dukej se ishin të vetëdijshëm për përfitimet e shumta shëndetësore të mjaltit.

Marrja e një luge mjaltë çdo ditë mund të ketë përfitime të shumta për shëndetin tuaj. Ushqyesit kryesorë në mjaltë janë karbohidratet në formën e glukozës dhe fruktozës. Gjithashtu përmban sasi të vogla të vitaminave, proteinave dhe mineraleve të nevojshme.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit:

1-Mjalti është i mirë për gjakun tuaj

Mjalti ndikon në organizëm në mënyra të ndryshme në varësi të mënyrës se si e konsumoni. Nëse mjalti përzihet në ujë të vakët dhe pihet, ai ka një ndikim të dobishëm në numrin e rruazave të kuqe të gjakut (RBC) në gjak. RBC-të janë kryesisht përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në gjak në pjesë të ndryshme të trupit.

2- Mjalti ësht një ushqim energji

Një nga përdorimet e rëndësishme të mjaltit në mjekësinë tradicionale është si një përforcues i menjëhershëm i energjisë. Bordi Kombëtar i Mjaltit i SHBA-së rekomandon konsumimin e mjaltit sepse ai përmban shumë vitamina dhe minerale në sasi të vogla.

3-Mjalti ndihmon me tretjen

Mjalti ndihmin në reduktimin e kapsllëkut,fryrjes dhe gazrave. Ai gjithashtu është i pasur me baktere probiotike të cilat ndihmojnë në tretje, promovojnë shëndetin e sistemit imunitar dhe reduktojnë alergjitë.

4- Mjalti ndihmon fëmijët të flejnë mirë

Rezultatet paraprake nga disa studime tregojnë se mjalti mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek fëmijët. Bazuar në opinionet e prindërve, studimet arritën në përfundimin se mjalti reduktonte kollën tek fëmijët gjatë natës dhe i ndihmonte të flinin më mirë.

5-Mjalti nxit shërimin e djegies dhe plagëve

Ai është përdorur për të shëruar plagët dhe djegiet që nga Egjipti i lashtë dhe është ende i zakonshëm edhe sot. Një përmbledhje e 26 studimeve mbi kujdesin ndaj mjaltit dhe plagëve, zbuloi se mjalti është mjaft i efektshëm në shërimin e djegieve me trashësi të pjesshme dhe plagët që janë infektuar pas operacionit.

6- Përmirëson shëndetin e zemrës

Mjalti mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Sipas një rishikimi, mjalti mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e niveleve të yndyrës në gjak, rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së qelizave të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Si të lehtësoni dhimbjet e forta të shpinës gjatë shtatzënisë

Dhimbjet e vogla të shpinës gjatë shtatzënisë zakonisht nuk kërkojnë trajtim. Por nëse ajo është një dhimbje e fortë ju duhet të konsultoheni me mjekun pasi mund të jetë një shqetësim serioz që mund të ketë lidhje me shtatzëninë.

Më shumë se 70% e njerëzve përjetojnë dhimbje shpine gjatë shtatzënisë.

Ngritja e këmbëve ose një masazh mund të lehtësojë dhimbjet e vogla të shpinës. Për të ndihmuar në parandalimin e dhimbjes së shpinës duhet të keni parasysh këto këshilla:

Shmangni ngritjen e objekteve të rënda. Nëse ju duhet të ngrini diçka përkuluni në gjunjë, jo në bel.

Kur uleni, mundohuni të uleni drejt në karrige që ofrojnë mbështetje të mirë të shpinës.

Disa zgjedhje veshjesh mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Vishni atlete ose këpucë të tjera që ofrojnë mbështetje të mirë dhe lini mënjanë takat deri pas lindjes së foshnjes.

Continue Reading

Lifestyle

Pse tradhtojnë partnerët? Arsyet më të shpeshta

Nëse jeni kureshtarë të dini arsyet më të shpeshta pse tradhtojnë partneret, ja ku i keni.

1. Lidhja juaj ka mbaruar

Shkaku më kryesor padiskutim që është fundi i lidhjes suaj. Nëse dy persona janë të dashuruar, mes tyre nuk ka vend për një të tretë. Ndaj, para se të fajësoni vajzën apo djalin që hyri mes jush, duhet të kuptoni që ishit ju të dy që i dhatë këtë mundësi.

2. Dëshira seksuale

Ndonjëherë, partneri juaj nuk tradhton sepse nuk ju do, apo sepse gjithçka mes jush ka mbaruar. Shkaku mund të jetë më sipërfaqësor, thjesht dëshira seksuale. Pra, mes jush ka ende dashuri, por kur shfaqet një person i ri tërheqës, partneri juaj mund të joshet e të humbasë kontrollin.

3. Vetëbesimi i ulë

Nëse partneri juaj ju tradhton, nuk do të thotë që është domosdoshmërisht faji juaj. Ndoshta ai thjesht ka vetëbesim të ulët, e kjo është mënyra e tij të ‘rifitojë’ këtë besim te vetja, të ndihet më i sigurt e më i dëshiruar.

Continue Reading

Lifestyle

Rreziqet nga takimet online

Aplikacionet për takime tani janë bërë një mënyrë shumë normale për të takuar njerëz të rinj dhe për të gjetur partnerë, por gjithmonë ekziston një rrezik.

Në përgjithësi, rreziqet që hasen në aplikacionet e takimeve janë të njëjta me ato që hasen në mediat e rregullta sociale. Me ndryshimin që, mbase, brenda kontekstit të takimeve në internet, takimi i drejtpërdrejtë merret pothuajse gjithmonë në konsideratë, i cili është potencialisht një element i rrezikut konkret.

Ata do t’ju dërgojnë gjëra që ju nuk dëshironi – Rreth 51% e grave të pajtuara në aplikacione takimesh thonë se kanë marrë materiale seksuale të qarta dhe të pakërkuara. Shifrat reale janë ndoshta edhe më të mëdha.

Ata do t’ju tregojnë gjëra të këqija të pavërteta – 45% e grave raportojnë se u janë nënshtruar mesazheve agresive. Shaka të vogla, fyerje, kërcënime, nxitje për vetëvrasje, fraza mizogjinie, seksizëm, vrasje femërore. Dhe pastaj përsëri keqdashje, mashtrime, meme dhe mesazhe urrejtëse ndaj gruas dhe ekzistencës së saj. Pak a shumë, ky është thelbi i gjithë poshtërsisë që gratë janë të detyruara të lexojnë çdo ditë.

FOBO (Frika nga opsionet më të mira) – Frika se ka mundësi më të mira, është një pasojë e pakëndshme dhe e natyrshme e takimeve në internet që na bën të kemi frikë se mos humbasim opsione më të mira sesa ato që shfaqen thjesht dhe që na bën të lëvizim furishëm në aplikacion duke kërkuar profile më të mira, buzëqeshje më të bukura, muskuj më të skalitur.

Rreziqet “reale” – Përveç rreziqeve të lidhura thjesht me botën virtuale në të cilën lëvizim në aplikacionet e takimeve, është e rëndësishme të mos harrojmë rreziqet më “klasike”, ato që mund të hasim në të vërtetë në jetën reale, dhe për këtë arsye momenti i takimit. Dhe këtu duhet të zbatojmë një sërë rregullash që në teori duhet t’i dimë tashmë përmendësh për të mbrojtur sigurinë tonë personale.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING