Connect with us

Pinknews

Rrugëtimi i tij në BBV3/ Ledion Liço e përshkruan me fjalët emocionuese

Ndërsa të shtunë mbrëma do të transmetohet drejtpërdrejtë finalja e madhe e “Big Brother Vip”, natë e cila premton shumë surpriza dhe emocione, Ledion Liço ka gjetur rastin të përshkruajë me disa fjalë eksperiencën dhe rrugëtimin e tij gjatë këtyre muajve si prezantues i këtij formati.

Në një postim në Instagram ai ka publikuar një video përmbledhëse me momentet më gazmore dhe epike të tij gjatë prezantimit live të spektaklit. Ai ndër të tjera ka gjetur rastin të falënderojë edhe ndjekësit apo mbështetësit për kritikat, urimet dhe meme-t për të cilat ai është bërë virale kudo në rrjete sociale, kryesisht në Tik Tok

“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!

Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale”, shkruan Ledion Liço.

 

Pinknews

Me fustan transparent dhe lëvizje sensuale, Xhensila Myrtezaj shfaqet tejet provokuese në koncert

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj i ka vënë “flakën” atmosferës me lëvizjet sensuale dhe provokuese gjatë performancës në një ndër klubet e Tiranës.

Artistja kishte veshur një fund transparent, ndërsa në videon që po bën xhiron e rrjetit Xhensilës i duken të brendshmet dhe format “bombastike”.

Pjesëmarrësit kanë shpërthyer në brohorima dhe fishkëllima, ndërsa Xhensila vazhdonte lëvizjet provokuese.

Të shumta ishin komentet negative nga ndjekësit, megjithëse kishte edhe nga ata që e mbështesin këngëtaren.
Continue Reading

Pinknews

Dea Mishel mahnit me bikini/ Fotot provokuese që pushtuan Instagramin

Modelja dhe influencja e njohur në rrjete sociale, Dea Mishel, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një seri fotografish nga pushimet e saj në bregdet.

Ajo ka shkëlqyer, duke treguar figurën e saj të mrekullueshme në bikini të gjelbra që theksojnë linjat e saj.

E shfaqur edhe provokuese, blogerja ka mahnitur fansat me imazhet e reja.

Ajo ka demonstruar edhe një herë pse është konsideruar si një nga personazhet më të dashur dhe më simpatikë.

Dea, e cila ka një numër të madh ndjeksish në rrjete sociale, ndan shpesh me fansat momente nga jeta e saj, udhëtimet, seancat e fotosesioneve dhe rutinat e saj.

Ndjekësit e saj nuk kanë ngurruar të shprehin adhurimin dhe komplimentet për paraqitjen e saj, duke i lënë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nën fotografitë e postuara.

Dea Mishel mahnit me bikini/ Fotot provokuese që pushtuan Instagramin

Continue Reading

Pinknews

Beatrix Ramosaj më në formë se kurrë, këngëtarja pozon me bikini

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në Instagram me një video të re që ajo ka postuar.

Beatrix, e cila është njohur për fotografitë dhe videot e saj të guximshme dhe për stilin e saj të jetës, duket mahnitëse ndërsa pozon me bikini.

Videoja e postuar nga Beatrix ka tërhequr vëmendjen në mënyrë të shpejtë, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive brenda pak kohësh.

FOTOT: Beatrix Ramosaj më në formë se kurrë,

Continue Reading

Pinknews

“Ke marrë vëmendje si e dashura e Romeos”/ Rike Roçi-Heidit: Ti ishe në hije

Rike Roçi ka dhënë mendimin e saj personal në lidhje me lojën e Heidit.

Ajo u shpreh se Heidi arriti aty ku arriti vetëm sepse ishte e dashura e Romeos dhe se ka qenë në hije aq kohë sa nuk e kishte pëlqimin e tij. Sipas Rikes, Heidi nuk bënte as lojë dhe as strategji, thjesht përfitoi nga lidhja me Romeon.

Rike Roçi: Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë, unë e shikoj thjesht si një vajzë shumë të ftohtë që buzëqesh dhe nuk i dihet se çfarë fsheh pas asaj buzëqeshje. Për mendimin tim nëse nuk do kishe pëlqimin e Romeos, do rrinte në hije dhe kaq. Ka qenë e dashura e Romeos dhe ka marrë vëmendje kaq.

Heidi: Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?

Rike Roçi: Në momentin që ti nuk kishe pëlqimin e Romeos, ti nuk kishe asnjë vend.  Nuk mendoj se ke bërë kalkulime e strategji loje thjesht, të vinin situatat në dorë, t’i jepte o Jul Deda situatat sepse përfliteshe me Romeon kaq.

Continue Reading

Pinknews

“Kush më prek deri në palcë unë…”/ VIP-at kundra Egla Cenos, deklaratat e forta për aktoren që u shpall fituese e BBVIP

Fituesja e “Big Brothet VIP 3”, Egla Ceno, duket se është përballur jashtë me një sërë personazhesh që nuk kanë qenë dakord për fitoren e saj. Që kur loja vijonte në “Big Brother”, të shumtë ishin VIPat që nuk ia simpatizonin lojën. Ndër ta ishte edhe Donald Veshaj, i cili javë më parë u shpreh se Egla nuk mund të fitonte “Big Brother”, pasi kishte vetëm 70 K në rrjetet e saj sociale.

 

Një përgjigje për këtë e ka pasur edhe vetë aktorja. Përmes një postimi në “Instagram” duket se ka thumbuar Donald Veshajn, lidhur me një deklaratë të tij pak kohë para finales. Egla, e cila mesa duket ka parë të gjitha deklaratat kundra, shkruan në postimin e saj “Unë nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në ‘Instagram’ janë familja ime team Egla”, – duke thumbuar kështu Donaldin. Kujtojmë se i ftuar në “Big Brother Fun Club”, Donaldi gjatë një debati me Ronaldo Sharkën u shpreh për Eglën se “fenomen me 70K në ‘Instagram’ nuk ka ‘bro’.

Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon”? E ftuar në “Big Brother Radio”, edhe Monika Lubonja komentoi situatat dhe banorët e “BBV3”! E pyetur për Eglën, ajo tha se nuk ka dëshirë ta komentojë, për shkak të sjelljeve të saj brenda, sidomos ndaj vajzave. “Nuk kam dëshirë të flas për Eglën. Unë e vuaj shumë momentin që gratë më sulmojnë dhe nuk do ta përkrah kurrë një grua sulmuese ndaj një tjetre. E shoh në treshe, kam frikë mos është edhe në dyshen finale…”, – u shpreh Monika. Fituesi i sezonit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, ka treguar se nuk i ka pëlqyer aspak loja që ka bërë Egla

Ceno në shtëpinë e “BBV”, e cila arriti të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Gjatë një interviste për “Top Albania Radio”, balerini tha se do të ishte masakruar me aktoren, nëse do të kishte qenë në një shtëpi me të. Sipas Ilirit, nuk është e drejtë që të kalosh limitet duke luftuar për një çmim.

“Nëse Egla do të kishte qenë në ‘Big’ kur kam qenë unë, do të isha masakruar, sepse mendoj nuk është e drejtë që të shkosh të luftosh për një çmim deri në palcë. Unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palcës”, – tha Iliri.

Kujtojmë që Egla Ceno u përjashtua nga shtëpia e “BBV” pas një debati me Meriton Mjekiqin, ku aktorja i hodhi në kokë verën, ndërsa u rikthye sërish pjesë e garës pas një jave qëndrimi në “dhomën e bardhë” me Meritonin dhe Ilnisa Agollin, ku kjo e fundit u eliminua nga gara. Të shumta kanë qenë debatet e aktores edhe me ish-banorët e tjerë, ku Egla ua ka përmendur familjen, duke degraduar në përleshje fizike dhe i tillë ishte ai me Rike Roçin.

Një tjetër ish-banore që ka qenë kundër emrit të Eglës është edhe Julia Ilirjani dhe aktorja e ka shprehur hapur antipatinë për kolegen e saj. “Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare”, – shprehet Julia.

Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur? “Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira”, – tha ish-banorja.

E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë për një çudi si Egla, ajo u shpreh: “Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi, po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e ‘Big Brother VIP 3’, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritoka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka”, – tha Julia Ilirjani.

Megjithatë, Egla ia doli që të triumfojë në këtë lojë dhe duket e pashqetësuar nga të gjithë kolegët dhe VIP-at që janë kundra saj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING