Connect with us

Rajon

Këshilltarja e BE: Largoni Borrell dhe Lajçak, dialogu do ndërmjetësues të rinj

Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneerberger, ka thënë se duhen njerëz të rinj nga Unioni Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar që ata të mos jenë të njëanshëm.

“Së pari na duhen njerëz të tjerë nga SHBA dhe BE për të mbështetur dialogun. Për më tepër, interesat e njerëzve duhet të merren parasysh më shumë sesa interesat e një grupi të vogël politikanësh dhe biznesmenësh. Nuk duhet të ketë më kapje pas konstrukteve të vjetra, siç është Asociacioni i Komunave” – ka deklaruar Schneerberger.

Këshilltarja ka treguar edhe mënyrën, përmes së cilës, sipas saj, mund të gjetet një zgjidhje e respektueshme edhe nga Serbia.

“Për të gjetur zgjidhje nevojiten procese moderne, demokratike. Njerëzit e prekur duhet të përfshihen përmes pjesëmarrjes. Kjo është mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje që respektohet dhe zbatohet nga të gjithë të prekurit” – ka deklaruar Kati Schneerberger

 

Advertisement