Kronike
“Kështu ma dha truri”, çfarë deklaroi në polici 34-vjeçari që mbyllte gruan në banesë dhe e ruante me kamera
Asqeri Mandri, 34-vjeçari i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.
Ai në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.
34-vjeçari vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer.
Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se “kështu ma dha truri”.