Connect with us

Lifestyle

Këtë shprehje e përdorin njerëzit e suksesshëm, por të tjerët kanë frikë

Është e vështirë të pranosh se ke gabuar

Në disa kultura, kjo mund të shihet si një shenjë dobësie ose marrëzie, kështu që shumica e njerëzve kapen më fort pas idesë për të pasur siguri dhe të drejtë.

Por studiuesit kanë zbuluar se kur dikush pranon se ka gabuar, nuk shihet si më pak kompetent. Njerëzit në fakt i konsiderojnë ata si më të zgjuar dhe miqësorë. Njerëzit e suksesshëm e pranojnë hapur dhe thonë: “Po, kam gabuar!

Tri mësime që mund të nxirren nga kjo shprehje që përdorin njerëzit e suksesshëm:

1. Ata kanë prioritet mësimin dhe rritjen

Çelësi është që t’i kujtoni vetes se edhe pse sjellja juaj ishte e gabuar, ju mund ta ndryshoni atë në të ardhmen. Vetëm pse po pranoni problemin apo gabimin, kjo nuk do të thotë se jeni një person i keq.

2. Ata kërkojnë më shumë informacion

Kur dikush ju thotë se e keni gabim, në vend që të hidheni menjëherë në mbrojtje, jini kuriozë se pse po jua thotë këtë. Kjo jo vetëm që ju bën më të hapur ndaj komenteve dhe mendimeve të personave të tjerë, por njëherësh zgjeron mënyrën sesi mendoni për një temë ose çështje të caktuar, citon Anabel.

3. Ata kujtojnë se njerëzit janë të lindur për të falur

Kur ju i pranoni gabimet, krijoni më shumë potencial për të ruajtur ose rregulluar lidhjet më të rëndësishme në jetën tuaj.

Advertisement