Connect with us

Kronike

‘Këtij shteti e vështirë t’ju dorëzohet dikush’/ Vrasja e dyfishtë në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve

Xhaxhai i Eduart dhe Gëzim Frrokut, Zef Frroku ka deklaruar këtë të martë se nuk është në dijeni të vendodhjes së vëllezërve të tij, autorë të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.

Këta dy të fundit, pronarë të hotelit “Holiday” kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç, mbrëmjen e së hënës dhe më pas janë arratisur nga vendi i ngjarjes

“Nuk e di se ku ndodhen dhe nuk kemi komunikim me ata. Këtij shteti dhe këtyre prokurorëve është e vështirë t’ju dorëzohet dikush. Nuk kërkojmë asgjë përveç drejtësisë.”-tha Frroku.

Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve.

Më 14 korrik,  policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, të cilin e ka komentuar edhe xhaxhai i pronarëve të hotelit.

“Para dy javësh kanë ardhur dhe janë konfliktuar përpara biznesit të vëllait tim. Siç e kemi parë ai ka nxjerrë armën(Ersildi) dhe e ka marrë shteti, po e ka liruar për dy ditë. Kanë ardhur mbrëmë, po se për kë ne nuk e dimë. Rrezik për ne dhe për ata.”-u shpreh Frroku.

Advertisement