Connect with us

Lifestyle

Këto 5 shenja tregojnë se mushkëritë kanë nevojë për ndihmë

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se, ajri i ndotur në qytete po na dëmton mushkëritë. Dhe duke qenë se mungesa e ajrit të freskët është e madhe, ne duhet t’u kushtojmë vëmendje mushkërive dhe shenjave që ato na japin kur diçka nuk është në rregull. Disa nga këto shenja ju i merrni si të mirëqena, normale, por jo. Nëse i kushtoni vëmendje, ato mund t’ju shpëtojnë jetën.

Më poshtë gjeni disa shenja, që tregojnë se mushkëritë tuaja po ju kërkojnë ndihmë.

Dhimbje shpine dhe shpatullash

Edhe pse është e shënuar si një simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullës, apo edhe gjoksi mund të tregojnë fillimin e kancerit të mushkërive që, nëse zbulohet në fazat e hershme, shërohet. Nëse kjo dhimbje është më e fortë dhe zgjat më shumë se dhimbja e zakonshme e shpinës, ose nëse e përjetoni shpesh, ju këshillojmë të shkoni te mjeku!

Kollë

Kolla tregon që jeni ftohur, por gjithashtu është një simptomë e sëmundjeve kronike. Kolla ​​akute dhe nën-akute mund të jenë shenja të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kombinohen me simptoma të tjera si kolla me gjak.

Probleme me frymëmarrjen

Mungesa e frymëmarrjes shkaktohet nga astma ose alergjitë. Nëse edhe ju vuani nga këto, mirë do të ishte të dilnit për një farë kohë nga qyteti ku jetoni, shkoni diku me ajër të freskët, apo bëni ushtrime. Sigurisht me moderim, këshillon dritare.net

Sytë dhe lëkura e verdhë (verdhëza)

Kjo mund të jetë një gjendje që tejkalohet lehtësisht, por është shumë e rëndësishme sepse është një tregues i qartë i problemeve të mëlçisë që mund të shkaktohen nga kanceri i mushkërive. Verdhëza është një gjendje që e bën të verdhë lëkurën dhe të bardhën e syrit.

Mungesa e energjisë

Të gjithë ndihen të lodhur herë pas here, kjo është normale. Mungesa e gjumit ose stresi mund të jenë shkaqet e lodhjes, por nëse ndiheni shumë shpesh të lodhur, keni kollë dhe s’keni oreks, kjo do të thotë se diçka nuk po shkon me mushkëritë tuaja.

Advertisement