Kronike
“Këtu në Durrës është bërë ku*vë”/ Ja si komunikonin në SKY ECC anëtarët e bandës kriminale

Pas operacionit “Ura” zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë edhe bisedat në SKY ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike. Në dosje tregohet marrëdhënia mes trafikantëve me njëri-tjetrin, bisedat për ngarkesat e lëndëve narkotike deri të përplasjet dhe qejf mbetjet mes tyre.
Roli i “Visi i Pojës” kryesisht është i zbardhur përmes përgjimeve në SKY ECC. Sipas mesazheve në SKY ECC ‘Visi i Pojës’ në bashkëpunim me dy grupe kriminale të drejtuara nga Adi Coba dhe Erigels Presi, aktiviteti kriminal i të cilave është dokumentuar nga autoritetet italiane. Në dosjen e SPAK thuhet se Adi Çoba për trafikun ndërkombëtar të drogës mbështetje fuqishëm në kontributin e Visit të Pojës dhe grupit kriminal të lidhur me të.
Pjesë nga përgjimet:
Erigels Presi: Këtu në Durrës është bërë kurvë… në çfarë kuptimi… ky është me ata (…) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (…) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (…) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen.
Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (…) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (…) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës…
Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (…) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (…) kanë kapital, nuk mund t’u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (…)

