Connect with us

Kosova

KFOR-it i ikën goja/ Kurti i indinjuar nga heshtja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, në seancën e Kuvendit ku u diskutua për situatën në veri të vendit dhe për rrëmbimin e tre policëve brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ka biseduar me ambasadorët e QUINT-it, përfaqësues diplomatik e zv.ambasadorë të shteteve të tjera, ku sipas tij ka shprehur indinjatën për mos reagimin e KFOR-it lidhur me rastin e 3 policëve.

“Kam folur edhe me Escobar dhe ambasadorin Hovenier, me te cilet gjerë e gjatë i kam informuar per situaten dhe indinjaten se kane kaluar me shume se 30 orë dhe s’kemi deklaratë të KFOR-it” – ka deklaruar kryeministri, duke shtuar –

“Mbrojtja e vijës kufitare është përgjegjësi e përbashkët e KFOR-it dhe e policisë sonë. Në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes së vijës kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it. Prandaj, ne jemi ende në pritje të KFOR-it që ta marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës që t’i kthejë në Kosovë policët e rrëmbyer dhe të ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial”.

Advertisement