Kosova
KFOR merr kontrollin në veri të Kosovës/ Sipas ‘Pavlović Today’
“Në një takim me dyer të mbyllura të zyrtarëve të administratës amerikane dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur javën e kaluar në Nju Jork, gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u propozua që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës” – Kështu shkruan portali Pavlović Today. duke cituar burime diplomatike të paidentifikuara.
Një burim i lartë diplomatik, i cili këmbënguli në anonimitet për shkak të natyrës së ndjeshme të bisedës, i tha portalit se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor iu shprehën shqetësimin e tyre zyrtarëve amerikanë
Apelin për ndërhyrje e kanë paraqitur “së paku dy liderë të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë”, të cilët urgjentisht kërkuan nga SHBA-të që të ndalojnë “aktivitetet destabilizuese” të kryeministrit Kurti në Kosovë.
Është propozuar që pushteti në veri të Kosovës, i cili aktualisht mbahet nga Forca Policore e Kosovës, t’i besohet KFOR-it.
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor besojnë se dorëzimi i kontrollit të plotë mbi Kosovën veriore te KFOR-i do të ndihmonte në rikthimin e çështjes së Kosovës në kanalet diplomatike dhe vazhdimin e dialogut që është thelbësor për zgjidhjen e tensioneve të vazhdueshme në rajon.