Bota
Khamenei nuk është më Mollë e Ndaluar/ Plani për eleminimin e tij nga Izraeli

Një zyrtar izraelit i tha Wall Street Journal se mundësia e eliminimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, “nuk është e ndaluar”.
Sipas burimit, Izraeli nuk përjashton asnjë objektiv për të dëmtuar programin bërthamor të Iranit, përfshirë Udhëheqësin Suprem.
Dje, media iraniane konfirmoi se Ali Shamkhani, këshilltari i Khamenei-t, u eliminua në sulmin hapës të Operacionit “Like a Lion” në Iran herët të premten në mëngjes.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zotua të “veprojë me forcë” në një videomesazh të pararegjistruar të transmetuar nga televizioni shtetëror. Deklarata e tij u publikua pasi Irani filloi hakmarrjen e tij.
Izraeli “nuk duhet të mendojë se ka mbaruar. Ne nuk do t’i lejojmë ata të shpëtojnë të padëmtuar nga ky krim i madh që kanë kryer”, tha Khamenei.

