Connect with us

Pinknews

Kiara përlotet: Nuk e toleroj më Luizin

Debati i ashpër mes Kiarës dhe Luizit vijoi për më shumë se një orë dhe e gjitha kjo ndodhi për shkak se Luizi e bllokoi atë në lavaman dhe nuk e la të kalonte.

Kiara e mori Luizin në oborr dhe i tha atij që nuk ka më tolerancë mes tyre, duke shtuar se ai ka kaluar limitet me lojën që bën.

Ajo i kërkoi Luizit që ta respektojë edhe në lojë.  Luizi bëri ironi me të, duke thënë që ajo ka karakter të fortë dhe nuk do të dalë keq përpara publikut, nëse do bënte një reagim që nuk duhej.

Pas debatit të ashpër me Luizin, Kiara u ul e vetme në oborr dhe u përlot.

Teksa Kiara po qante, Luizi doli sërish në oborr dhe i kërkoi Kiarës një sqarim. Kjo e fundit i tha Luizit se ka nevojë të qëndrojë vetëm dhe i kërkoi të largohej.

Advertisement